Ligji antiduhan/ Gjobiten 2 subjekte me nga 600.000 mijë lekë

535
Gjatë inspektimeve të ditës së djeshme inspektorët e ISHSH Tiranë kanë konstatuar shkelje të ligjit anti-duhan, duke gjobitur me nga 600.000 mijë lekë edhe dy lokale. Gjithashtu ISHSH ka vendosur gjobë edhe për një klinikë stomatologjike ndaj të cilës është marrë masa administrative në masën prej 30.000 mije lekësh, pasi u mungonte librezave shëndetësore e punonjësve.
ISHSH Tiranë është çdo ditën në terren për inspektimin e subjekteve të cilat janë përcaktuar në programimin 3 mujor te inspektimit, në mënyre të tillë që përmes inspektimeve që kryen t’u sigurojë qytetarëve ofrimin e shërbimeve të një cilësie të lartë. 
Sigal