Ligji anti-duhan/ ISHSH gjobit 9 subjekte këtë javë

658
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka marrë masa administrative këtë javë ndaj subjekteve që janë gjetur në shkelje të ligji antiduhan. ISHSH njofton se nga data 7 mars deri më datë 12 mars në të gjithë territorin e vendit vazhduan inspektimet për monitorimin e zbatimit të ligjit Nr. 9636 dt. 06. 11. 2006 ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’ i ndryshuar.
Gjatë kësaj periudhe inspektorët e ISHSH kanë marrë 9 masa administrative me vlerë 300 000 lekë të reja secila ndaj subjekteve të cilat janë gjetur në shkelje të ligjit. Subjektet ndaj të cilëve u morën masat ishin: Lollypop club, Lizard club, Roa, “Krem Kafe”, Bar Kafe, Top Bast sh.a, Bar Lloto. Masa janë marrë edhe në Shkodër në “Kalaja” Bar Kafe, Bar Kafe A. Cekaj, “Elita” Bar Kafe. Po ashtu edhe në Berat në Bar Kafe, A.Brami.
ISHSH falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe përsërit thirrjen për të denoncuar çdo rast kundravajtjeje të ligjit anti-duhan në numrin e telefonit pa pagese 0800 4040 si dhe në adresën Rruga Aleksandër Moisiu, nr. 80 Tiranë.
Sigal