Lidhjet e paligjshme të ujit nga bizneset, grupet e Taks-Forcës verifikojnë 42 raste

592
Sigal

Ka vijuar edhe sot në terren aksioni për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm nga bizneset, me synim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet.

Grupet e Task-Forcës, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, verifikuan 42 raste për lidhje të paligjshme të ujin e pijshëm.

Në një rast, u bë shoqërimi i një personi, i cili kishte kryer lidhje të paligjshme me rrjetin e UKT për biznesin e tij, duke sjellë jo vetëm dëmtime, por njëkohësisht edhe mosfaturim të ujit të harxhuar në biznesin që menaxhonte.

Në total, numri i verifikimeve të kryera në terren të rasteve të dyshuara për abuzime me ujin e pijshëm këto dy ditë ka arritur në 68 raste.

Aktualisht procesi i verifikimit të lidhjeve të paligjshme nga grupet e Task-Forcës po vijon në të gjithë qytetin, me qëllim ndalimin e abuzimeve me ujin e pijshëm në kryeqytet.

Ndërkohë, konsumatorët familjarë kanë afat deri më 28 shkurt për të vendosur lidhje të ligjshme dhe për të nënshkruar kontratat e reja me UKT.