Liçencimi, 222 mësuesit që testohen në 13-14 korrik

625
Fillimin e javës që vjen, në datën 13 dhe 14 ko rrik 2015, në provimin e shtetit do të hyjnë 222 mësues të Edukimit Fizik. Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon listën e re të mësuesve si dhe orarin kur duhet të hyjnë në provim. Ndërkohë që deri më tani, provimin e shtetit e kanë dhënë rreth 373 mësues. Analiza e rezultateve të provimit ende do të bëhet nga AKP-ja në fund të provimit të shtetit për mësuesit, i cili përfundon në 31 korrik.
Nga rezultatet e viteve të mëparshme, më dobët në provim shteti dalin mësuesit e lëndëve shoqërore dhe ata të gjuhëve të huaja, ndërsa mësuesit e lëndëve shkencore kanë rezultate më të larta. Sipas kalendarit të AKP-së të provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, të hënën e javës që vjen, në datë 13-14 korrik do të testohen mësuesit e edukimit fizik, të ndarë në tri grupe; grupi i parë në nis në orën 9:30, grupi i dytë në orën 12:00, ndërsa grupi i tretë në 14:30.
Më poshtë, të interesuarit kanë emrin dhe orarin se kur do hyjnë në provim. Në datat 15- 16 korrik do të testohen mësuesit e Fizikës, Matematikës, Matematikë-Fizikës, Matematikë-Informatikës, Kimisë dhe Informatikës. Në këto data, provimi do të zhvillohet në katër grupe dhe testimi i grupit të katërt nis në orën 16:00. Më tej, në datat 20-21 korrik do të testohen mësuesit e arsimit fillor, dhe në datat 22-23 korrik janë studentët që kanë mbaruar studimet e larta në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.
Po ashtu, edhe mësuesit e gjuhës angleze do ta zhvillojnë testimin në dy data, 24 korrik dhe 27 korrik, pasi janë mbi 120 kandidatë. Në datën 28 korrik do të testohen mësuesit e Histori-Gjeografisë dhe Shkencat Sociale, në 29 mësuesit e profilit Histori; më 30 korrik do të testohen mësuesit e gjuhës italiane dhe frënge. Ditën e fundit të provimit të shtetit për mësuesit, më 31 korrik, do të testohen mësuesit e gjuhëve të huaja, Gjermanisht dhe Greqisht dhe Artet Figurative.
Sipas AKP-së, kandidatët duhet të bëjnë verifikimin e emrave në lista; në rast të ndryshimit të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim si dhe mjetin e identifikimit dhe mandat- pagesën e tarifës së regjistrimit për provim shteti. Kalimi me sukses i këtij provimi u jep të drejtë aplikantëve që të marrin licencën e ushtrimit të profesionit, në të kundërt nuk mund të punësohen.
Sigal