Librazhd, sekuestrohen 90 kubikë me kanabis, në kërkim kultivuesi

194

Policia e Librazhdit ka sekuestruar 90 kubikë kanabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ballgjin.

“Në përfundim të veprimeve u proçedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Ballgjin shtetasi R.C., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sqaron policia.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.