Librazhd/ Fshati Qarrishtë, 13 ditë pa drita. Banorët: CEZ-i na ndëshkon, se votuam për PS-në

527
Sigal

Fshati Qarrishtë i Komunës Qendër, i rrethit të Librazhdit prej 13 ditësh është pa drita. Shkak i kësaj mungese, ka qenë vjedhja e linjës elektrike 3.5km.  Që ditën që kjo linjë është vjedhur, nuk është kujtuar njeri nga personat përgjegjës  të pyesë për këta banorë të këtij fshati, nëse kanë, apo nuk kanë drita. Adriatik Biçaku, kryetari i fshati Qarrishtë, thotë për gazetën “Telegraf” se  “na u vodh linja dhe prej asaj dite nuk kemi gjetur asnjë zgjidhje. Kemi vajtur kudo, te CEZ, te nën/Prefekti, po deri tani asgjë dhe as për të gjetur zgjidhje nuk kemi. Kryetari i PD-së,  njëkohësisht dhe nën/Perfekti i Librazhdit, Luan Hasa  edhe pse është nga ku fshat, na ndëshkoi, -thotë Bicaku -, pasi në fshatin tonë nuk fitoi zgjedhjet, por fitoi PS. Unë nuk e di se si do të shkojë puna jonë, por unë u bëj thirrje të gjithë personave përgjegjës që të marrin masat dhe të na rregullojnë dritat. Të mos mbajnë mëri për zgjedhjet, pasi neve nuk na duhen partitë, por  duam  të na zgjidhet halli qe kemi. Neve kemi 13 ditë pa drita dhe na u sos durimi. Nëse nuk do të na zgjidhet halli deri në ditët e para të javës që vjen, ne të gjithë si fshat do të ngrihemi në protestë për të kërkuar të drejtën tonë”, përfundon Biçaku.