Librazhd: 28-vjeçarit i gjenden kanabis dhe municione në shtëpi

508
Sigal

Policia e Elbasanit ka arrestuar në
flagrancë një 28-vjeçar, të cilit iu gjetën drogë dhe armë. Në panga ka rënë
Ernest  Duka, banues në fshatin Dardhë, Librazhd

Ky shtetas,  u arrestua nga efektivat e policisë, pasi
gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në
cilësinë e provës materiale:

700 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit 
‘’Cannabis Sattiva’’

Tetë copë fishekë, model 56, kalibër 7,62 mm

Dy aparatë telefoni të markave të ndryshme

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan
për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e
Narkotikëve”  dhe ‘’Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe e
municionit’’