Libohovë, Luiza Mandi: Bizneset na detyrohen miliona lekë

531
Miliona lekë borxhe që bizneset i detyrohen Bashkisë së Libohovës prej vitit 2009 kanë bllokuar punën e këtij institucioni. Sipas kryebashkiakes Luiza Mandi, borxhi shkon mbi 6 milionë lekë të reja. Bizneset në Bashkinë e Libohovës, i kanë borxh njësisë vendore rreth 6 milionë lekë të vjetra. Sipas kryetares së Bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi, problem është grumbullimi i detyrimeve të mbartura prej vitit 2009.

Luiza Mandi:Në të gjitha këto biznese ne kemi probleme të mbledhjes së tatim-taksave, pasi janë të palikujduara. Edhe pse është ndërmarrë një aksion tepër i madh prej Qeverisë ata kanë likujduar tek tatim-taskat, ndërsa sa i përket detyrimeve ndaj Bashkisë nuk janë të likujduara. Kemi të mbartuara si borxhe afërsisht 6 milion lekë të reja.

Edhe pse është ndërmarrë një aksion i gjerë kontrollesh në të gjithë bizneset në Libohovë, kjo i detyroi ata të derdhnin detyrimet në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve dhe jo në Bashkinë e Libohovës. Sipas kryebashkiakes Mandi, janë gjithsej 30 biznese të mëdha e të vogla në Libohovë, që rezultojnë debitore.
Sigal