Sigal

Një tjetër gur i përmasave të mëdha, ka rënë pasditen e sotme në aksin rrugor Balldre – Torovicë, në Lezhë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Prej kohësh situata e rënies së gurëve në këtë zonë është alarmante. Ndërkohë, deri tani  nuk është marrë asnjë masë për të frenuar fenomenin që po rrezikon çdo ditë jetë njerëzisht.

Nga rënia e shkëmbit, është vështirësuar për momentin njëri kah i lëvizjes së automjeteve, ndërkohë që banorët prej kohësh ndihen të rrezikuar nga ky fenomen.

Prej më shumë se një viti si pasojë e rënies së gurëve situata në Torovicë është mjaft problematike, ndërsa 1 vit më parë humbën jetën tre persona pasi makina në të cilën udhëtonin u godit nga një gurë.