Lezhë, ujërat e zeza e të shiut vërshojnë nëpër rrugë

500
Një situatë dramatike është paraqitur në qytetin e Lezhës nga reshjet e dendura të shiut. Rrugët janë mbuluar nga uji, i cili është përzier me ujërat e zeza dhe me baltë. Kjo ka bërë të pamundur daljen e qytetarëve nga shtëpitë e tyre, pasi sheshet mes pallateve dhe rrugëve janë totalisht nën ujë. Ndërkohë, situata tejet e vështirë është edhe në Vlorë, Fier, Korçë, Durrës dhe Elbasan.
Sigal