Lezhë, shoferi drejton mjetin në gjendje të dehur, pasagjeri kundërshton me forcë policin rrugor, arrestohen të dy

477
Sigal

Policia e
Lezhës ka arrestuar një person që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërsa
pasagjeri kundërshton me forcë punonjësit e policisë që të mos kryejnë veprimet

burime nga policia lokale bëjnë me dije se janë vënë në
pranga shtetasit Renato  Gjonpalaj, 26 vjeç,  banues në Lezhë 
dhe Besnik  Lami, 33 vjeç, banues në Lezhë.

“Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, janë ndaluar nga 
efektivët e policisë rrugore  për kontroll dhe ka rezultuar pas testit të
alkoolit që shtetasi Renato Gjonpalaj po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur
ndërsa pasagjeri në mjet  shtetasi Besnik Lami i ka kundërshtuar
punonjësit e policisë për të mos i lejuar të kryejnë veprimet e tyre”, sqaron
policia.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Lezhë për veprat penale ” Drejtim mjeti  në gjendje të dehur
”  parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Renato
Gjonpalaj dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë  së rendit publik”
parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Besnik Lami.