Sigal

Policia e Kurbinit ka dhënë detaje për ngjarjen e mbrëmjes së sotme, ku në Fushë Mamurras, u vra me thikë një minoren.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se rreth orës 20:34, në Fushë Mamurras në Kurbin, A. Xh., 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras,  ka goditur me mjet prerës (dyshohet thikë) të miturin A. S., 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A. Xh., 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras,  ka goditur me mjet prerës (dyshohet thikë) shtetasin e mitur A. S., 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.