Sigal

Flakët kanë përpirë një apartament në pallatin “Universal” pranë bar “Millenium” në Lezhë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësja dhe forcat e rendit. Për momentin janë regjistruar vetëm dëme materiale. Zjarri ka rënë në kuzhinën e banesës ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Incidenti ka shkaktuar panik në zonën përreth duke provokuar një grumbullim të pazakontë personash në zonën përreth.