Lezhë, nis rikonstruksioni i sheshit Tushaj:Masa për parkimin e mjeteve

476
Sigal


LEZHE
– Parkimi i mjeteve në sheshin para Bashkisë së Lezhës është mbyllur për të nisur investimin për qendrën e qytetit. Një numër i madh mjetesh tashmë do t’i drejtohen lagjeve të këtij qyteti, premisa është zaptimi i trotuareve, skenë e njohur tashmë në Lezhë.
 
Kreu i bashkisë, Viktor Tushaj pohon se do të ketë angazhim më të madh të policisë bashkiake për të shmangur anomalitë që mund të krijohen në lëvizjen dhe parkimin e mjeteve.
 
Zaptimi i trotuareve nga automjetet që detyron më pas qytetarët të lëvizin në mes të rrugës është prezantuar jo pak herë në media, por situata nuk ndryshoi asnjëherë.