Sigal

Në kuadër të masave të përforcuara për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar një subjekt “Fast Food” i cili kryente aktivitet në shkelje të kushteve higjeno-sanitare.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Lezhë konstatoi se subjekti ‘Fast Food’me përfaqësues, Zt.Meriton Krasniqi dhe me nr. Nipti L88008501V kryente aktivitetin në shkelje të kushteve higjeno-sanitare dhe tekniko/teknologjike të manipulimit, ruajtjes së tregtimit të ushqimit. Produktet ushqimore ishin me mungesë të fletë/analizave, certifikatave dhe të etiketimit të këtyre produkteve.

Subjektit me emër ”Qebabtore te Qarshia” i’u sekuestruan 12 kg mish i grirë, 47 kg brum, 5 kg qofte, 2 kg sallam, 3 kg peshk dhe 4 kg byrek të gatshëm.(si produkte të pasigurta për konsumim dhe dërgimin e tyre për asgjesim).

Për shkeljet e mësipërme u morën masat administrative me gjobë, 350000 lekë për kushtet higjeno-sanitare, 100000 lekë për mungesë së gjurmushmërisë, 50000 lekë për mungesë etiketimi, si dhe bllokim të menjëhershëm i ushtrimit të aktivitetit deri në plotësimin e kushteve dhe kërkesave ligjore në fuqi.