Lezhë, kreu i qarkut me delegacionin polak, diskutojnë për bashkëpunimin

732
Një delegacion nga rajoni i Nisas në Poloni që kryesohej nga sekretari Cesllav Baran ka zhvilluar një vizite ne rajonin e Lezhës në kuadër te zbatimit te marrëveshjes se bashkëpunimit mes dy rajoneve.
Ata janë pritur nga Kreu i qarkut Pashk Gjoni me të cilin janë shkëmbyer mendime për hapat e mëtejshëm të rritjes se këtij bashkëpunimi.
Hartimi i projekteve të përbashkëta në fusha me interes reciprok për aplikimet në fondet e bashkimit europian kanë marre dakortësinë e përfaqësuesve të rajonit nisa dhe qarkut Lezhë, ndërsa u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit konkret midis spitaleve rajonale respektive si dhe sektori i turizmit.
Këto tema ishin edhe pjesë e konferencës së përbashkët e Gjonit dhe Baran.
Delegacioni polak me pas vizitoi memorialin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, kalanë e Lezhës dhe Bregdetin e Shëngjinit.
Sigal