Lezhë, Klosi vendos tullën e parë në ndërtimin e shkollës ‘Kolin Gjoka’

533
LEZHË – Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ishte në Lezhë për të vendosur tullen e parë në nisjen e punimeve për ndërtimin e shkollës së re profesionale “Kolin Gjoka”.
Duke iu referuar këtij investimi me fonde nga Komisioni Europian, Ministri Klosi ka saktësuar nevojën për profilizimin e të rinjve, por që do të jetë në përputhje me nevojat që do të kenë zonat respektive si në rastin konkret Lezha dhe e cila ka si orentim kryesor turizmin. 
“Ndërtimi i shkollës së mesme profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë do të kushtojë rreth 900 mijë euro dhe pritet të përfundoje në mars të vitit të ardhshem”, -tha Klosi.
Sipas tij është e rëndësishme që të rritet kërkesa e të rinjve drejt shkollave profesionale duke tentuar të ketë një kuotë thuajse të barabarte me të rinjtë që ndjekin profilin e pergjithshem. 
Sigal