Lezhë/ I mbytur prej 3 ditësh, ndërpriten kërkimet për peshkatarin

541
Sigal

Prej 3 ditësh ende nuk është gjetur trupi i peshkatarit 54-vjeçar i cili u mbyt në ujërat e lumit Drin pranë fshatit Ishull Lezhë. Polumbarët bënë kërkime të martën por u detyruan t’i ndërpresin për shkak të rrjedhës së madhe të lumit.

Vëllai i viktimës, Shyqyri Zeqja kërkon nga instancat shtetërore që kërkimet të vijojnë deri në gjetjen e trupit të vëllait të tij.

Prej së martës familjarët e peshkatarit të mbytur Agim Zeqja kanë vijuar vetë kërkimet për gjetjen e trupit të cilat mbeten ende pa asnjë rezultat.