Sigal

Një 28-vjeçar shqiptar, që jeton e punon në Spanjë,  prej rreth 10 ditësh ka ndërprerë komunikimin me familjarët në Lezhë. Të alarmuar, të afërmit e tij kanë denoncuar në Policinë Vendore, e cila nga ana e saj materialet ia referoi Prokurorisë.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 30. 08. 2018, shtetasi N. M., vjeç, 50, banues në fshatin Tresh, kallëzon se me djalin e tij T. M., vjeç 28, që jeton në Spanjë, i ka humbur kontaktet që më datë 22. 08. 2018. Materialet iu referuan Prokurorisë.