Sigal

Hajdutët kanë gjetur një “burim” të ri të “aktivitetit” të tyre. Bankomatët në ambientet e jashtme të bankave, janë vënë së fundmi në shënjestrën e tyre.

Dy raste më të fundit janë regjistruar në Laç e Shijak, ku mësohet se hajdutët kanë dështuar, por ata mbeten ende të paidentifikuar.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 26. 12. 2018, në qytet Laç, është tentuar të vidhet bankomati i një banke, por pas rënies së alarmit janë larguar autorët pa marrë asgjë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve për veprën penale parashikuar nga neni 134-22 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 27. 12. 2018, në Shijak, është tentuar të vidhet bankomati i një banke jashtë ambienteve. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.