Lezhë/ Era rrëzon pemët, dëmtohen varret

511
Sigal

Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq ku në Lezhë raportohet se rrymat e forta të erës kanë shkaktuar probleme të mëdha.

Era e fortë në Lezhë ka rrëzuar një pishë, e cila ka dëmtuar disa varre të këtij qyteti. Por edhe Vlora u bllokua nga i ftohti. Moti i përkeqësuar dhe deti me dallgë ka sjellë dhe pezullimin e lëvizjes detare.