Sigal

Dy shtëpi më shumë se 200-vjeçare, monument kulture të kategorisë së parë në Lezhë, po treten. Shtqpia Zekajve në lagjen “Sheher” është shembur thuajse plotësisht dhe kthyer në gërmadhë, ndërsa të njëjtin fat do të ketë dhe shtëpia e Mlikajve në lagjen “Skëndërbeg” nëse nuk do të ndërhyhet.

Turistët e huaj kanë shfaqur interes në vazhdimësi për ti vizituar këto ndërtesa të rralla edhe pse të degraduara dhe të mbuluara me ferra. Specialisti i Trashëgimisë Kultore në Lezhë, Paulin Zefi thotë se këto objekte janë të vetmet që kanë ngelur nga Lezha e vjetër, ndaj është e nevojshme ndërhyrja për restaurimin e tyre.

Paulin Zefi: “Normalisht që këto dy banesa gjenerojnë edhe të ardhura. Por llogarisim më të keqen. Nëse i humbasim këto dy objekte nga Lezha e vjetër nuk mbetet pothuajse asgjë.  Vetëm muret antike dhe betoni mbeten, asgjë tjetër. Janë jashtëzakonisht shumë të çmuara, perlat arkitektonike të qytetit të Lezhës.”

Në vitin 1794 kur këta shtëpi u shpallen monumente kulture, iu dorëzuan shtetit nga familjarët dhe për këtë ata u kompensuan. Po gjatë këtij shtëpia e Zekajve dhe Mlikajve iu nënshtrua restaurimit të parë, ndërsa në vitin 1981 restaurimit të dytë. Që atëherë ndërtesat me vlera të rralla arkitekturore dhe me histori të pasur, jo vetëm nuk janë restauruar, por as nuk janë mirëmbajtur.