Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, ku daja dhe nipi kanë humbur jetën pasi kanë rënë në pus. Tragjedia ndodhi në Torovicë. Nga të dhënat paraprake mësohet se daja dhe nipi, 35 dhe 21 vjeç, kanë qenë duke gërmuar në pus, kur kanë rënë në brendësi të tij.

Në vendin e ngjarjes ndodhet zjarrfikësja dhe ambulanca, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupave të pajetë.

Dyshohet se viktimat po gërmonin për hapjen e pusit.