Policia e Lezhës ka arrestuar paraditen e sotme, dy persona që jepnin ndihmë për kalim ilegal të kufirit.

Të arrestuarit janë Besnik Gjoka 46 vjeç banues në Shëngjin dhe Valentino Doci 48 vjeç banues në Pukë.

Sipas policisë këta shtetas ndihmuan të kalonin kufirin ilegalisht 7 shtetas të huaj.