Lezhë – Arrest me burg për autorin e vrasjes së parukieres, autori: Jam i tronditur, s’mund të flas

504
Sigal

Autori i vrasjes së tre ditëve më parë të parukieres në Lezhë, Alfred Nikolli, ka dalë sot para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.

31-vjeçari nga Lezha që ekzekutoi me 2 plumba në zemër 28-vjeçaren  Etleva Ndoka, nënë  e një fëmije, ka deklaruar para gjykatës se është i tronditur dhe nuk mund të flasë.

Ndërkohë Prokurori ka kërkuar që media të dalë jashtë për arsye të sekretit hetimor të çështjes.

Në sallën e gjyqit nuk kishte të pranishëm asnjë familjar të Nikollit.

Nikolli akuzohet për vepren penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” .

Ngjarja e rëndë u regjistrua paraditen e 11 nëntorit brenda sallonit të viktimës në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Nikolli dyshohet se për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetasen 28 vjeçaren.

Alfred Nikolli u arrestua disa orë pas ngjarjes ndërsa po tentonte të arratisej.