Lezha kërkon të shpallet festë data e Besëlidhjes së Princave

185
Lezha kërkon sërish që data e Besëlidhjes e Princave së 1444-tës, të shpallet festë zyrtare. Apeli erdhi nga përfaqësues të djathtë e të majtë vendor gjatë kremtimeve të 573 vjetorit të kësaj ngjarje të rëndësishme historike. Për ta realizuar këtë qëllim, bashkia e Lezhës dhe Këshilli Bashkiak kanë depozituar edhe kërkesë zyrtare, pasi cilësohet një datë që lidhet me të gjithë kombin.

Frrokaj: Dita e themelimit të shtetit shqiptar është dita kur heroi ynë kombëtar bëri një hap jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin dhe gjithë Europën dhe ne si pasardhës të tij jemi të detyruar, të obliguar dhe të nderuar që të ndjekim rrugën e tij në bashkimin dhe në vazhdimin e ndjekjes së traditave më të mira që ka populli shqiptar. Në fakt, nuk e shoh pjesëmarrjen e organeve më të larta shtetërore kur heroi ynë kombëtar është pothuajse figura më e cmuar .

Ndreca: Për një datë që lidhet vetëm me Shqipërinë e sotme, është një datë që lidhet me Shqipërinë Etnike dhe është një datë që duhet respektuar nga mbarë Europa. 

Për nevojën e përshkallëzimit mbarëkombëtar të kësaj ngjarje të madhe historike foli edhe përfaqësuesi i qeverisë së Kosovës, Gjergj Dedaj.

Dedaj: Sikurse Gjergj Kastriot Skënderbeu i bashkoi prijësit shqiptarë këtu në Lezhë, shpresoj dhe lutemi që del edhe një prijës tjetër shqiptar që do ti bashkojë të gjithë prijësit, liderët e institucioneve shqiptare dhe gjitha partive politike shqiptare.

Kremtimet e 573 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës kanë vijuar me aktivitete të ndryshme ne mbare qytetin.