Lëviste me armë pa leje, arrestohet 36-vjeçari

591
Sigal

Një 36- vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia pasi është kapur në flagrancë me armë pa leje.

36-vjeçari me iniciale S.K u kap në rrugën “Katriotët” duke lëvizur me armën pa leje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë.

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga 36-vjeçari i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet armë zjarri pistoletë krehër dhe fishekë luftarak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete në rrugën “Kastriotët”,  ku falë reagimit në kohë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë te shtetasit:

S.K.,36 vjeç banues në Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,.

Gjatë kontrollit,  Policia i gjeti në çantën e dorës   një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Gjithashtu  u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M.,34 vjeç banues në Laç për veprën penale “Moskallzim krimi”

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të metejshme hetimore.