Letra që Armando Prenga i shkroi Metës: Lë mandatin për qetësinë e familjes time!

578
Shqetësimi që i ka krijuar diskutimi publik vetë Armando Prengës dhe familjes së tij u bë shkak për dorëzimin e mandatit të deputetit. Në letrën që i ka dërguar Ilir Metës për dorëzimin e mandatit, Prenga nuk e përmend Partinë Socialiste duke lënë të kuptohet që presioni nuk i erdhi nga forca politike që përfaqësoi për 4 vitet e fundit.

LETRA E PRENGES:
Duke u shprehur konsidaratën e falenderimet për bashkëpunimin e deritanishëm, më lejoni që nëpërmjet kësaj letre të ju paraqes doreheqjen time nga mandati i deputetit të PS në qarkun e Lezhës.

Dëshiroj t’ju informoj ju zoti kryetar, por edhe opinionin publik, se ligji për dekriminalizimin në asnjë dispozitë të tij, nuk parashikon ndërprerjen e mandatit të të zgjedhurve për një dënim me gjobë, sic është rasti im, por për qetësinë time dhe të familjes sime, deklaroj si më sipër se heq dorë sot dhe gjithmonë nga mandati që zgjedhësit e mi dhe Kushtetuta më ka ngarkuar.

Së fundmi i konsideroj të padrejta dhe shpifje, të ulëta, akuzat politike të opozitës dhe personave të autorizuar prej tyre.
Sigal