Letra e pensionistëve drejtuar “Telegraf”: Pensionet e popullit, janë sa tollonat e naftës që marrin deputetët në 1 muaj

563
Sigal

Shkruajnë disa pensionistë nga Tirana: – Ne nuk nxjerrim dot javën me pensionet që na japin, kryeministri premton se do na i shtojë 3% më 1 prill

Jemi një grup pensionistësh nga Tirana. Nuk jemi, as ish-artistë, ish-akademikë e, as ish-shtetarë të lartë, që të marrim pensione të larta dhe të posaçme, por jemi nga ata pensionistët që kemi punuar nga 40-45 vite dhe marrim pensione lëmoshë me të cilët nuk përballojmë dot as 1 javë ushqim lypsari! Dëgjuam kryeministrin, që në muajin 1 prill 2017 do të na shtojë pensionet. Mos qoftë gënjeshtër, ky premtim ngaqë përkon me ditën e gënjeshtrave. Por edhe në mos qoftë gënjeshtër e qoftë premtim për të na mbledhur përsëri votat, kjo rritje e pensioneve tona me 3% është tallje, nëse e krahasojmë me pagat dhe dietat, shpërblimet, pagesat shtesë që caktojnë për veten e tyre, ata që bëjnë ligje e vendime për pensionet tona lëmoshë! Ne marrim pension mujor 100 deri në 150 euro, por ja sa paga e shpërblime mujore i japin vetes deputetët…


Për më tepër në botimin e nesërm të gazetës “Telegraf”