Lëndë kimike të rrezikshme në prodhimet ushqimore

3565
Përparim HALILI

Në Shqipëri futen dhe përdoren ilegalisht në prodhimet ushqimore, 50 lëndë kimike të rrezikshme
Nuk sillen për groposje, por si lënde ndihmëse për prodhime e përpunime produktesh ushqimore dhe “ilaçe popullore”
Dëshmi të inspektorëve të AKU, thonë se 90% e prodhuesve dhe përpunuesve të produkteve ushqimore me ambalazh qelqi, letër, metal e plastikë, gjatë procesit teknologjik përdorin lëndë kimike të ndaluara për përdorim në industrinë ushqimore, me rekord përdorimin te buka, uji gazuar, bulmetrat, lëngjet, pijet alkolike e gjithë prodhimet e brumit, sidomos ëmbëlsirat dhe ushqimet ditore për fëmijë

Beteja me ndalimin e importit të mbetjeje, plehrave e lëndëve të rrezikshme kimike, duket se do të jetë e gjatë dhe e ashpër me këtë qeverisje që këmbëngul t’i sjellë në Shqipëri si biznes kriminal dhe bën presion ndaj mediave e shoqërisë civile, për të mos folur kundër tyre. Nëse konflikti mes palëve ka kaluar “në paqe” për shkak të zgjedhjeve parlamentare, në pikat e kufirit shqiptar, gradualisht dhe pjesë-pjesë ka nisur e po vazhdon importi i paligjshëm i lëndëve kimike në Shqipëri, të cilësuara dhe skeduara si tepër të rrezikshme për shëndetin, madje edhe për jetën e njerëzve dhe shkatërrimin e mjedisit. Burime të “Telegraf”, thonë se çdo javë e muaj futen sasi lëndësh kimike, të cilat BE i klasifikon të rrezikshme, që duhen asgjësuar me protokoll e vëzhgim ndërshtetëror. Në rastin konkret, thuhet se importi i këtyre lëndëve kimike, nuk ka si qëllim groposjen dhe asgjësimin e tyre në territorin shqiptar, por futen për t’u përdorur në prodhim e shërbime biznesesh e madje edhe në shërbime shtetërore, duke u lejuar të përoren edhe në prodhimin dhe përpunimin e produkteve ushqimore e ato farmaceutike që etiketohen si “ilaçe popullore”! këto ngarkesa, futen në Shqipëri bashkë me listën e lëndëve të “listës së gjelbër”, të maskuara me etiketa të tyre dhe prej andej merren nga porositësit ose çohen në “adresat” e tyre, jashtë çdo kontrolli. Dëshmi konfidenciale të disa inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, thonë se 90% e prodhuesve dhe përpunuesve të produkteve ushqimore me ambalazh qelqi, letër, metal e plastikë, gjatë procesit teknologjik përdorin lëndë kimike, të ndaluara për përdorim në industrinë ushqimore, duke arritur përdorjen e tyre deri tek buka dhe gjithë prodhimet e brumit, sidomos ëmbëlsirat dhe ushqimet ditore për fëmijë! Institucionet që kanë detyrë ndalimin në kufi, bllokimin gjatë shpërndarjes në territorin e vendit, kontrollin në qendrat dhe njësitë prodhuese e përpunuese ushqimore, nuk veprojnë. Kush zbulon një rast dhe e bën prezent tek përdoruesi ose shefi, joshet me ryshfet ose i jepet urdhër të heshtë me kërcënimin për largim nga puna! Skandal dhe tronditës është fakti, që këto lëndë kimike të ndaluara për përdorim në produktet ushqimore, të destinuara vetëm për asgjësim, po përdoren edhe në prodhimin e “ilaçeve popullore”, të cilat janë një lloj “ushqimi” mbasi futen në trupin e njeriut! Të vendosur për ta zbardhur të plotë këtë krim, sot po publikojmë listën me 50 lëndët kimike dhe derivatet e tyre, të cilat futen ilegalisht nga importi me ambalazh të lëndëve të “listës së gjelbër”, por që në fakt janë kimikate të skeduara edhe nga BE, në listën “për asgjësim”! 
1. Akrilonitril Arsenik ose përbërës të tij
2. Berilium (glucinium) ose përbërës të tij
3. Monoksid karboni
4. Oksiklorid karboni
5. Acid hidrocianik
6. Cianide dhe përbërës të tyre
7. Izocianate
8. Kadmium ose përbërës të tij
9. Mërkuri ose përbërës të tij
10. Mangan ose përbërës të tij
11. Acid nitrik
12. Okside të azotit
13. Amoniak
14. Fosfor ose përbërës të tij
15. Plumb ose përbërës të tij
16. Okside të sulfurit
17. Acid sulfurik
18. Disulfid karboni
19. Vanadium ose përbërës të tij
20. Klor brom
21. Jod Fluor ose përbërës të tij
22. Hidrokarbure aliciklike
23. Derivate të halogjenizuara të hidrokarbureve alfatike
24. Butil,
25. Metil 
26. Alkool izopropil
27. Glikol etileni, 
28. Glikol dietileni 
29. Eter metili
30. Eter etili
31. Eter izopropili
32. Aceton
33. Kloroaceton
34. Keton izobutil metili
35. Estere organo-fosforike
36. Acide organike formaldehide
37. Derivate azotikë alifatikë
38. Benzen ose homologë të tij
39. Naftalinë ose homologë të saj
40. Vinilbenzen dhe divinilbenzen
41. Derivate të halogjenizuar të hidrokarbureve aromatike
42. Fenol ose homologë
43. Naftole ose homologë të tyre
44. Derivate të halogjenizuar të oksideve të alkilarilit
45. Derivate të halogjenizuar të sulfonateve të alkilarilit
46. Amina aromatike apo hidrazinat aromatike
47. Amina alfatike dhe derivate të halogjenizuar të tyre
48. Derivate nitrati të fenolëve ose homologëve të tyre
49. Estere të acidit nitrik
50. Sulfit hidrogjeni
51. Polineuropatitë 
——————-
Ja 15 mbetje të rrezikshme teknologjike të lëna në natyrë, që dëmtojnë shëndetin 
1. Mbetjet e hidrokarbureve
2. Mbetjet e puseve të naftës e gazit
3. Mbetjet e skrapit pas shkrirjes
4. Mbetjet e fabrikave të çimentos
5. Mbetjet e riparim-përpunimit të anijeve 
6. Bloza
7. Zifti
8. Mbetjet e vajrave mekanike
9. Bitumi
10. Katrani
11. Antraceni
12. Vajrat minerale
13. Parafina bruto
14. Karbazoli
15. Mbetjet e distilimit të qymyrit
Sigal