Lenci ia hodhi! Një nga ‘luanët e Fierit’ në Holandë tani është jashtë rrezikut për jetën

149

I mbani mend?! Zhaku, Boby dhe Lenci qenë tre luanët e shpëtuar nga parku i tmerrshëm “zoologjik” në Fier,  pas një artikulli të publikuar nga Daily Mail.  Më 14 prill 2018, Mail Online raportoi përsëri për tre luanët që më pas u dërguan në Kopshtin Zoologjik të Tiranës. Kompania e cila bëri të mundur transferimin e kafshëve gjigante në Holandë më tej, njoftoi se ishin në një gjendje vërtet të rënduar shëndetësore që të tre.

Dy muaj pasi u çua në Holandë me shpresën se do të përmirësohej Zhaku, njeri prej tyre, ngordhi i s/murë rëndë nga veshkat, në qendrën “Felida” në Holandë

 

Pavaresisht një përkujdesi shëndetësot të madh nga “Felida”. Zhaku s’mundi t’i përballonte pasojat e keqtrajtimit në kopshtin zoologjik “Safari Park Zoo” të Fierit.

Sot, fatmirësisht ende në jetë janë Boby dhe Lenci të cilët po marrin kujdes maksimal nga punonjësit e kopshtit zoologjik holandez.

Sot ‘FELIDA Big Cat Centre’ qëndra që po kujdeset për 2 luanët e tjerë ka dhënë lajmin e mirë se Lenci është shumë më mirë edhe pse ende duhet të qëndrojë nën vëmendje dhe kujdes intensiv:

Lenci ndihet shumë më mirë! Ditët e fundit, është e qartë se Lenci ndihet shumë më mirë dhe se shëndeti i tij po përmirësohet qartë. Jemi të ngazëllyer dhe të lumtur që e shohim në këtë gjendje, por ende jemi duke e mbajtur nën vëmendje, sepse akoma nuk është shëruar plotësisht!