Leli Kaja: “Sapo qeveria e re të vijë në pushtet, do të nisë prishja e 50 ndërtimeve pa leje”

159

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf”, Leli Kaja, kreu i Inspektoratit të Urbanistikës në Bashkinë e Elbasanit

Në lagje të ndryshme të Elbasanit deri tani kemi konstatuar 50 ndërtime pa leje dhe ato sipas ligjeve në fuqi do të prishen të gjitha”, kështu e ka nisur intervistën dhënë për “Telegraf”, kreu i Inspektoratit të Urbanistikës në Bashkinë e Elbasanit, Leli Kaja. Gjithashtu, Kaja sqaron situatën e ndërtimeve pa leje në këtë bashki dhe bënë të ditur se, me ardhjen e qeverisë së re në pushtet pritet që të fillojë puna për prishjen e tyre, sepse sipas Kajës nga qeveria në ikje nuk kanë pasur as mbështetje dhe as mjete të duhura për të realizuar prishjen e objekteve pa leje.

Zoti Kaja aktualisht sa është numri i ndërtimeve pa leje në Bashkinë e Elbasanit dhe cilat janë masat që janë marrë?

Po. Aktualisht në Bashkinë e Elbasani janë rreth 50 ndërtime pa leje. Masat që ka marrë Inspektorati Ndërtimor Urbanistik vendor janë vënia e gjobave për ndërtime e bëra. Gjobat varjojnë sipas m2 që fillojnë nga 2 milionë lekë të vjetra, në 50 milionë lekë të vjetra dhe deri në 100 milionë lekë të vjetra. Gjithçka në varësi të ndodhjes së objektit dhe sipas sipërfaqes që objekti ka zënë janë dhënë urdhër për prishje objektesh. Kemi bërë kallëzime penale për këta persona, të cilët edhe pse Policia Bashkiake ka dhënë urdhër për ndalimin e ndërtimit të objektit ata kanë vazhduar normalisht punën. Ajo çka doja të thosha është se, për të 50 këto ndërtime janë dhënë urdhër për prishjen për ato objekte që kanë përfunduar dhe urdhër ndalim punimesh për të gjithë ato objekte që janë duke u ndërtuar.

Çfarë do bëjë konkretisht Bashkia e Elbasanit në këtë drejtim?

Ne po presim bashkëpunimin e qeverisë së re pasi me qeverinë aktuale nuk kemi pasur as mbështetje dhe as mjete të duhura për të bërë prishjen e objekteve pa leje pasi deri tani nuk i kemi pasur. Menjëherë, sapo këto të na vinë, ne, do nisim punë, ku askush nuk do të falet, por çdo ndërtim pa leje do të prishet ashtu siç ligji e ka të përcaktuar.

Në çfarë lagjesh janë më shumë ndërtimet pa leje dhe çfarë objektesh janë kryesisht?

Janë nëpër lagje të ndryshe të qytetit. Nuk ka një vend të përcaktuar. Ato janë objekte të ndryshme si shtesa katesh, garazhe, dyqane, por dhe shtëpi banimi, por dhe pallate.

50 ndërtime

pa leje do të prishën së shpejti në Elbasan. Këto ndërtime janë objekte të ndryshme si shtesa katesh, garazhe, dyqane, por dhe shtëpi banimi

100 milionë

lekë të vjetra ka qenë gjoba më e madhe që është vendosur nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik. Këto gjobat varjojnë sipas m2 që zë objekti