Lëkundjet e forta të Tërmetit, sizmiologu jep alarmin: Rrini jashtë, priten të tjera dridhje

1369
Sigal

Sizmiologu Ervin Kasaj ngre alarmin se priten të tjera lëkundje sizmike. Siç shihet edhe në foton e postuar prej tij (shiko lart hartën), gadishulli i Ballkanit dhe Shqipëria kanë një aktivitet të lartë sizmik.

Dy tërmete mjaft të fuqishëm janë ndjerë në Shqipëri. Konkretisht tërmetet kanë qenë me magnitudë 5.8 dhe 5.5 ballë. Epiqendra e tyre ka qenë rreth 1 kolometër nga qyteti i Durrësit.

Qytetarët kanë dalë urgjentisht jashtë banesave. Lëkundjet kanë qenë jashtëzakonisht të forta.

Raportohet se ka dëmtime të shumta, por jo viktima.

Lëkundje shumë të forta janë ndjerë veçanërisht në kryeqytet, por edhe në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Çfarë duhet të bëni gjatë një tërmeti? 

Sipas ekspertëve do të jeni të sigurt nga tërmetet nëse merrni këto 3 hapa themelorë:

-Uleni në tokë,

-Fshiheni nën një tavolinë,

-Qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.

Nëse nuk ka një tavolinë pranë jush, shtrihuni në një cep të ndërtesës dhe mbuloni kokën e qafën me krahët tuaj. Mos u mundoni të shkoni në një dhomë tjetër vetëm për t’u futur nën tryezë.

Nëse jeni në shtrat, mos lëvizni por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk. Ka më pak mundësi të lëndoheni duke qëndruar aty ku jeni. Gota e thyer nga tronditjet në dysheme ka shkaktuar lëndime për ata që janë ulur në tokë duke u përpjekur të dilnin nga dhoma.

Nëse je duke drejtuar makinën, gjej një vend për të parkuar. Shmangni mbikalimet, urat, linjat dhe rreziqet e tjera. Qëndroni brenda automjetit derisa dridhjet e tërmetit të kenë mbaruar.