Lëkundje të forta tërmeti, qytetarët e Durrësit braktisin banesat e tyre

516
Sigal

Tërmeti me magnitudë 5.5 ballë që goditi sot vendin tonë ka rikthyer frikën dhe panikun tek qytetarët. Epiqendra e tërmetit ka qenë Hamallaj i Durrësit.

Nga raportimet thuhet se, njerëzit kanë dalë nëpër rrugë dhe disa të tjerë janë parë duke lëvizur me makina. Qytetarët e Durrësit nga frika e lëkundjeve kanë braktisur banesat e tyre.

E njëjta situatë ka ndodhur dhe në Tiranë. Lëkundjet e sotme, përveç Tiranës dhe Durrësit, janë ndjerë thuajse në të gjithë vendin, deri në Kosovë.

Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës rihter goditi vendin tonë, ndërsa shkaktoi 51 viktima si dhe u plagosën qindra të tjerë.