Lëkundje të forta tërmeti 5,4 ballë në Italinë Qendrore

580
Sigal

Tërmeti me magnitudë 5,4 ballë
i shkallës Rihter e kishte epiqendrën në Italinë qendrore, konkretisht në
provincën Macerata, dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë,  L’Aquila,
Perugia dhe Terni.

Mediat italiane bëjnë me dije se tërmeti ka shkaktuar
panik të madh tek banorët e zonave të prekura nga lëkundjet, të cilët kanë dalë
nëpër rrugë. Raportohet për shembje të disa ndërtesave pranë epiqendrës së
tërmetit, por nuk ka ende të dhëna për viktima