Lëkundje sizmike në jug të shqipërisë, ja epiqendra

579
Sigal

Dy lëkundje tërmeti kanë goditur mëngjesin e sotëm vendin.

Sipas IGJEUM, lëkundjet janë ndjerë fillimisht në Vlorë dhe më pas në juglindje të vendit, në Pogradec dhe Korçë.

Nga të dhënat tërmeti i parë ka ndodhur në orën 03.58 me një magnitudë të lehtë 2.3 ballë, me epiqendër në Karaburun, 13 km në jugperëndim të Vlorës.

Tërmeti i dytë ka ndodhur një orë më pas, në orën 04:51 me magnitudë 2.8 dhe epiqendër 5 km nga fshati Llengë, në Korçë.

Për fat të mirë tërmetet nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz dhe materiale.