Lëkundet sërish toka në Shqipëri

583
Sigal

Pasditen e sotme të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar në Shqipëri.

Rreth orës 18:30 një lëkundje rreth 3.5 ballë i shkallës rihter u ndje në Tiranë.

Mësohet se epiqendra ishte në Fushë – Krujë.

Ndërsa lëkundjet kulmuan në orën 11 të mëngjesit me rreth 5.1 ballë, me epiqendër Gjiri i Lalëzit.

Këto tërmet sollën panik tek qytetarët në Durrës dhe Korçë.

Në Tiranë, por edhe qytete të tjera në vend u goditën nga një tërmet i fuqishëm mesditën e sotme, i cili është shoqëruar edhe nga disa lëkundje të tjera më të lehta.