Ismet Drishti/ Leksion demokracie nga Presidenti i Republikës!

775
Sigal

Nga Ismet Drishti

Kryeministër, hap sytë, hap veshët hapi të gjitha shqisat e jo vetëm vrimat e hundës dhe mëso! Merre një leksion demokracie se të duhet. Nuk të bëjnë fajde as Konica e as raftet e librave që ke kënduar! Duhet shpirt për të kënduar. E të kesh shpirt do të thotë që e ke të ndarë nga trupi, nga egoja jote. Hap sytë e shih një konferencë shtypi me të gjithë gazetarët! Mjaft na çave Tveshët me këngët e tua solo si gjeli majë plehut para një publiku që ecën mbi glasat prodhuar nga mëkimi i dorës tënde. Na ke çarë Tveshët më zi se anglosaksoni. Merre një leksion demokracie. Dil para të gjithë gazetarëve dhe përgjigju! Por ti nuk ke kohë se me siguri po merresh me çarjen e Tveshëve të radhës. He ç’do të të kapte Konica për veshi po të ishte gjallë. Më zi se ti Fevziun!