“Lekët ose të vrava”, grabitësi kërcënon me thikë punonjësin e karburantit dhe i merr paratë

648
Një grabitje ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Sipas të dhënave zyrtare grabitja ka ndodhur në periferi të kryeqytetit, ku një person i maskuar, nën kërcënimin e një thike i ka marrë lekët e xhiros ditore punonjësit të një karburanti.
Pasi ka marrë paratë, grabitësi është larguar me shpejtësi, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i tij. Punonjësi është marrë në pyetje nga policia pasi ka denoncuar dhe ka treguar se autori i ka vënë thikën në bark, duke e kërcënuar se do të vriste nëse nuk i jepte paratë.
“Thikën e kisha në trup të drejtuar. Më tha më jep paratë ose të vrava”, ka dëshmuar punonjësi. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Ndërkaq do analizohen edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në objektet pranë karburantit.
Sigal