Lejuan kalimin e kamionit me 8 ton kanabis, burg për 4 policët e Qafës Thanës (Emrat)

502
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit me burg për 4 punonjësit e policisë të cilët dyshohet se merreshin me trafik droge.
Katër policët e kufirit Qafë Thanë, u dënuan për veprën penale të “trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim, ne vijim te hetimit te nisur pas zbulimit te nje kamioni maqedonas me 8 ton kanabis ne Itali, ne shkurt 2017.

Në bazë të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se efektivet e policisë kanë krijuar lehtësitë që ky kamion, i ngarkuar me narkotikë, të kalojë pa u kontrolluar në Qafë Thanë.

Në bazë të hetimit të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë, te cilat janë zbatuar mbrëmjen e sotme nga Shërbimi i Cështjeve të Brëndshme, për efektivet e policisë:

1.Clirim Pepa, pergjegjes turni
2. Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje
3. Lirim Halili, kontrollor te kabina ne hyrje
4. Syrja Terziu, kontrollor ne hyrje
Sigal