Leje ndërtimi skandaloze në kryeqytet

1235
Në afërsi të gjimnazit “Ismail Qemali” 

Në afërsi të gjimnazit “Ismail Qemali” dhe buzë unazës (bulevardi Zhan D’Ark). Tabela thotë leje zhvillimore ndërtimi 10340/7, 20.08.2014. Po të shikosh kushtin bazë të çdo planifikimi të territorit, në dhënien e lejeve të ndërtimit, është vija e ndërtimit. Këtu vija e ndërtimit duhet të ishte ajo e pallateve 5-6 katësh të kohës së diktaturës që janë 7-8 metra larg nga buza e rrugës (pra aty ku takohet trotuari me rrugën). Ndërsa dy pallate të ndërtuar pas pallatit të ushtrisë (Shtëpia e beqarëve) dhe një dykatëshe pa shkuar më tej te Ministria e Jashtme kjo vijë ndërtimi është 5-5.5 metra nga buza e rrugës me sy të lirë. Më tutje përsëri janë dy pallate të kohës së diktaturës që kanë distancën 7-8 metra nga rruga. Pra që në atë kohë ka qenë menduar për zgjerimin e rrugës në të ardhmen dhe ka qenë lënë hapësira e nevojshme. Ndërsa largësia e këtij pallati që ka disa muaj që ka filluar të ndërtohet është 4-4.5 metra me sy të lirë nga buza e rrugës apo pothuajse në një vijë me murin rrethues të shkollës “I. Qemali”. Leja e ndërtimit e atyre dy pallateve të lartë duhet të hetohet sepse ka shkelur kondicionet urbanistike të kohës kur janë dhënë ato dy leje. Por ky pallat me leje të vitit 2014 e ka shkelur akoma më shumë vijën e ndërtimit. Nga një vlerësim me sy të lirë ky pallat është ndërtuar apo i është dhënë leje për tu ndërtuar 4-4.5 metra nga buza e rrugës, pra 0.5 deri 1 metër më përpara, më afër rrugës. Duket që ky pallat ka ardhur pothuajse në një vijë me murin rrethues të shkollës “I.Qemali”, i cili nuk është ndërtesë dhe nuk mund të merret si vijë ndërtimi sado mbrapshtitë e Bashës &Co që në mënyrë skandaloze në planin rregullues për PDV-të shkruanin se për çdo zonë se si vijë ndërtimi merret ajo ekzistuese. Pra nëse një pallat i vetëm apo ndërtesë e vetme kishte shkelur vijën e ndërtimit, të gjithë të tjerët duhet të ecnin me atë vijë të krijuar si pasojë e shkeljes së ligjit dhe korrupsionit duke shkatërruar kështu jetën e qytetarëve të kryeqytetit dhe shëmtuar Tiranën. Po kështu ky pallat është shumë afër me pallatin tjetër që është prapa atij të ndërtuar 2-3 vite më parë. Deri para disa kohësh dukej si e pamundur që aty të ndërtohej ndonjë pallat duke pasur parasysh distancën nga pallati prapa dhe nga buza e rrugës, Unazës. Sot ajo distancë është diku te 9-10 metra kur duhet të jetë në bazë të rregullores së ndryshuar të asaj kohe 18.8 metra. Me shumë mundësi edhe këtu kemi shkelje të ligjit dhe korrupsion duke lejuar ndërtim të një ndërtese 9 katëshe. Por gjithçka e bëri të mundur Basha me firmën e zëvendësit të tij Bozdo që duket në tabelë.

Leje ndërtimi e pabazuar Plan të Detajuar Vendor 

Nuk besohet se kjo leje ndërtimi bazohet në ndonjë Plan të Detajuar Vendor (PDV) pasi nuk është bërë akoma për atë zonë por edhe nëse është bërë përsëri kjo leje është e kundraligjshme. Po të marrim distancat që përcakton Rregullorja Uniforme e kontrollit të zhvillimit të territorit, miratuar me VKM 88, 7.02.2012, neni 40, pika 14 , që thotë për gjerësi rruge me ose pa trotuar, më të vogël se 7 metra distancë minimale e faqeve të strukturave nga kufiri i trupit të rrugës (trup rruge kuptohet megjithe trotuar?) është 5 metra, për gjerësi rruge përfshirë trotuaret 7-15 metra distanca minimale është 7.5 metra ndërsa për gjerësi rruge përfshirë edhe trotuaret, më të madhe se 15 metra , distancë minimale është 10 metra . Ky duhet të ishte edhe rasti i ynë pra unaza dhe objekti duhet të ndërtohej 10 metra nga buza e rrugës. Po kështu pika 17 jep se hidrantët duhet të jenë 5 metra nga muret e jashtme të ndërtesave dhe jo më larg se 2 metra nga bordurat e rrugëve. Mirëpo ish kryebashkiaku Basha në bashkëpunim kriminal me Berishën me siguri të shtyrë dhe të përlyer nga mafia e ndërtimit që ka shkatërruar dhe shkatërron qytete dhe fshatrat tona dhe jetën e qytetarëve nxorën një ndryshim në këtë VKM me vendim nr.314, 13.3.2013, duke caktuar se neni 40 ndryshonte komplet duke përkeqësuar zhvillimin urban në favor të fitimit maksimal pa kufi të firmave të ndërtimit dhe atyre që merrnin para nën dorë në dhënien e lejeve të ndërtimit: neni14. Nëse nuk përcaktohet ndryshe në PDV (të cilat dihet që i bënin si donin vetë firmat e ndërtimit që donin të ndërtonin qoftë edhe vetëm një pallat në kurriz në disfavor të gjithë pronarëve të tjerë të zonës dhe kryetari i miratonte pasi ndryshoi ligji për planifikimin e territorit në 2013 duke ia hequr kompetencën e miratimit këshillit bashkiak dhe duke ia lënë një personi të vetëm, kryetarit që edhe në ligjin e ri është lënë i tillë për veprime korruptive të kryetarëve të bashkive), distancat minimale të faqeve të strukturrave nga trupi i rrugës apo kufiiri i pronës parcelë (ky referim është skandaloz dhe korruptiv) me trupin e rrugës, brenda zonave të sistemit urban ekzistues ose ato që urbanizohen, përcaktohet në bazë të gjendjes faktike të trupit të rrugës, por në cdo rast jo më pak se përcaktimi në regjistrin e pasurive të paluajtshme për trupin e rrugës dhe nëse nuk përcaktohet ndryshe në ligjin nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i RSH” janë: 
a. Për gjerësi rruge, me apo pa trotuare, më të vogël se 7m metra, distancë minimale është 2.5 metra (kjo është kriminale, skandaloze dhe në shkelje të cdo kushti teknik të projektimit për ujësjellësin, kanalizimin, rrjetin eletrik, telefonik, mbjelljen dhe zhvillimn e pemëve, kodin civil për distancë pemësh nga kufiri i pronës, etj të miratuara me VKM që në kohën e diktaturës dhe të rimiratura në kohën e qeverive në demokraci).
b. Për gjerësi rruge, përfshirë trotuaret 7 metra deri në 15 metra distancë minimale është 3 metra.
c. Për gjerësi rruge, përfshirë trotuare më të madhe se 15 metra distanca minimale është 4 metra. Këtu vijmë te rasti jonë i kësaj leje skandaloze buzë Unazës. Si mund të mendosh që një unazë kaq e rëndësishme e qytetit të Tiranës, kaq e gjerë në vend që të zbatohet vija e ndërtimit e kohës së diktaturës të katandiset ngushtohet dhe të shëmtohet pa marrë parasysh asnjë nevojë zhvillimi apo qoftë edhe ekzistuese edhe nga ky ndërtim që po ndërtohet, t’i hiqet mundësia për ndërtim infrastrukture apo edhe korsi biçikletash duke lënë vetëm 4 (katër) metra trotuar. Ky është krimi më i shëmtuar i Bashës dhe Berishës jo vetëm për Tiranën por për gjithë Shqipërinë dhe i të gjitha kohërave. As pushtuesit (italianët që në 1940 patën miratuar rregullore të urbanistike për Tiranën shumë më të mirë se ajo e 1998 apo ajo që kemi edhe sot) dhe as vandalët më të ndyrë nuk do ja bënin një krim dhe shkatërrim të tillë Tiranës. Le më të mendosh për zgjerim rruge kur gjithnjë unaza ka bllokim trafiku apo për korsi për bicikleta. Breza të tërë nuk do t’ia falin Bashës, Berishës & Co një krim të tillë. 

Buzë rrugës te “Toptani Center” 

E njëjta gjë është bërë edhe buzë rrugës Toptani nga “Toptani Center” me planin francez dhe leje të Edi Ramës që u zhduk lulishtja, u hoq rruga dhe buzë rrugës këmbësore ky pallat 7 katësh ka lënë vetëm 1.5 metra apo 2 metra trotuar dhe thuhet se ka ndërtuar bodrum edhe nën trotuar. Krim dhe skandal. Po edhe VKM 408, 13.05.2015, është skandaloze dhe aspak profesionale për këtë problem dhe për problemin e distancave nga kufiri i rrugës dhe të ndërtesave nga njëra tjetra. Mjafton të shohim nenin 36: pika 2- distancat minimale të lejuara midis ndërtimit dhe trupit të rrugës janë ato të përcaktuara në kodin rrugor”. Kodi rrugor ka shumë pak për këtë gjë por edhe sikur t’i ketë të gjitha distancat dhe gjerësitë duhet ashtu si ka qenë në kohën e diktaturës dhe në disa raste më vonë dhe sic e ka gjithë Europa plani rregullues apo PPV dhe planet pjesore urbanistike PDV të caktojnë gjithë rrjetin rrugor duke përcaktuar trafikun e sotëm dhe të ardhshëm , kategoritë e rrugëve, rrjetet infrastrukturore etj…Do përfundojmë sikurse ka filluar që rrjeti i kanalizimeve dhe ujësjellësit, telefoni, internet të futet në rrugë duke i carë ato në vend që të vendoset në trotuare. Kjo është skandaloze, kriminale. Ligji dhe rregullorja duhet të përcaktonin që asnjë ndërtim nuk duhet të bëhet pa miratimin e planit të përgjithshëm vendor të qytetit, zonës etj dhe në ate plan gjëja e parë që duhet të bëhej është projektimi i infrastrukturës si rrugë, trotuare, parkime, ujësjellës, kanalizimi, rrjeti për zjarrëfiksin dhe mbas caktimin të distancave nga këto rrjete sipas kushteve teknike dhe nevojave të zhvillimit të kalohet në projektimin dhe ndërtimin e ndërtesave. Por në Shqipëri bëhet çdo gjë sëprapthi. Ky toletrim i mbrapshtë me qëllim abuzimi u lejua përsëri në ligj për planifikimin dhe zhvillimin e territiorit në 2014 dhe në rregulloren për zhvillimin e territorit në 2015. Në këtë rregullore nuk ka asnjë përcaktim të saktë distancash, asnjë koeficient shfrytëzimi, asnjë intesitet ndërtimi dhe gjithçka është lënë në dorë të abuzimit nga firmat e ndërtimit dhe kryetarët e bashkisë. Mjafton të shikojmë neni 35, pika3: për zona me dendësi dhe intesitet të lartë ndërtimi parashikohet që ndërtimet të vendosen deri në kufi të pronës…kjo dmth që ku janë parashikuar ndërtime 9 katëshe të ndërtohet deri në kufi prone pa dashur tja dijë as për ndricim as për diellëzim, ajrim, parkim, gjelbërim apo që nëse zona ka ndërtime 9 katëshe apo 28 katëshe edhe kufitarët mund të ndërtojë të tilla lartësi duke i zënë dritën dhe diellin e ajrimin tjetrit dhe atëhere bëhet m…. kala. Kjo është skandaloze dhe aspak profesionale. Mjafton të merret shembull nga legjislacioni i vendeve të BE dhe nuk ka nevojë të bëjmë shpikje, Kjo është e rrezikshme sidomos kur mungojnë rregulla në Shqipëri për ndërtimin e qiellgërvishstëve. Në Shqipëri situata të tilla të ndërtimit sa më afër rrugëve bëhen edhe më të këqija sepse shërbejnë si precedentë për ndërtime të tjera të tilla skandaloze dhe shumë nga këto ndërtime që kanë shkelur vijën e ndërtimit duke lënë shumë pak trotuar janë ndërtuar pa leje dhe në bazë të ligjit për legalizimin e ndërtimeve pa leje sidomos me ndryshimet në 2014 dhe 2015 legalizohen qofshin edhe në tokë publike dhe edhe nëse kanë shkelur vijën e ndërtimit. Është për të vënë duart në kokë cfarë krimesh i bëjnë këtij vendi politikanët vetëm që të legalizojnë krimet që kanë bërë, të mbajnë karrigen dhe të vazhdojnë të vjedhin.
Sigal