Lehtësoni kollitjen në mënyrë natyrale

503
Sigal

Kur ndieni acarimin e fytit, shkoni në kuzhinën tuaj
që në mënyrë të lehtë të përgatisni një ilaç shumë natyral. Disa ilaçe mund të
dëmtojnë, në veçanti fëmijët, prandaj ndonjëherë është më mirë që në mënyrë të
pavarur të përgatisni ilaç natyral, i cili do të ndihmojë. Megjithatë, mos i
injoroni kurrë këshillat e mjekëve.

 

Shurupi nga mjalti, qepa dhe hudhra

Përzieni gjysmë filxhani mjaltë dhe gjysmë filxhani
ujë. Shtoni qepën dhe hudhrën e prerë imët. Shtoni sherbelën, qepën, rigonin.
Lëreni përzierjen të qëndrojë gjatë natës. Përzierjen filtrojeni, ruajeni në
frigorifer dhe përdoreni si shurup.

 

Mjalti, qepa dhe hudhra kanë veçori të shkëlqyeshme
antimikrobiale. Mjalti vepron në mënyrë relaksuese dhe të dobishme, ashtu që do
të qetësojë fytin dhe kollën. Mos e zieni përzierjen për të mos humbur veçoritë
shëruese. Sherbela dhe rigoni do të nxisin efikasitetin e ilaçit.

 

Nëse nuk mund të prisni që përzieja të qëndrojë
gjatë natës, le të qëndrojë të paktën 10 minuta, derisa qepa të zbutet. Edhe
pse do to humbë veçoritë e veta antimikrobiale, ajo ende do të mbetet efikase,
ndërsa ju do ta ndieni lehtësimin para se të shkoni në shtrat.

 

Shurupi i rrepës

Përzini një lugë rrepë të prerë me një çerek
filxhani me mjaltë. Lëreni të qëndrojë disa minuta, dhe pastaj përzierjen
përdoreni si shurup për lehtësimin e kollës.

 

Rrepa nxit djersitjen, çka është e dobishme në
shërimin e etheve. Kur përzihet me mjaltin do të fitoni përzierjen e cila është
masë e shkëlqyeshme tek kolla, ngjirja e zërit, ftohja dhe gripi.

 

Rrepa po ashtu nxit tretjen dhe oreksin. Megjithatë
mos e pini këtë shurup në sasi të mëdha për të mos shkaktuar irritimin e
stomakut.