Lehtësohen procedurat për mbrojtjen e dëshmitarëve

587
Në kuadër të mbrojtjes së dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, policia e Shtetit është duke zhvilluar konferencën “Rrjeti ballkanik në fushën e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, me mbështetjen e “WINPRO”.

Objektivi kryesor i takimit ishte konsolidimi i një sistemi efektiv për Mbrojtjen e Dëshmitarit, në harmoni dhe përputhje me legjislacionin e BE-së, si dhe forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë. Në këtë kuadër prej 3 vitesh funksionon edhe rrjeti Ballkani në fushën e mbrojtjes së dëshmitareve, ku çdo vend i Ballkanit në periudha 6 mujore është organizator pritës i konferencës përkatëse.

Rrjeti rajonal ballkanik operon dhe ofron mundësi për njësitë homologe në fushën e mbrojtjes së dëshmitarit për të shkëmbyer eksperiencat më të mira të punës, përditësime të legjislacionit dhe lehtësim të procedurave në zhvendosjen e dëshmitarëve në shtete të ndryshme. Vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë janë: Serbia, Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Kroacia dhe Bosnjë – Hercegovina.
Sigal