Lazarat,zbulohet arsenal armësh në zonën nga ku qëllohej policia

590
Sigal

LAZARAT – Policia e Gjirokastrës ka zbuluar një arsenal armësh në Lazarat. Gjatë operacionit të  Specialistëve të krimeve të Rënda dhe FNSH u sekuestruan 2 mitralozë të lehtë, 2 granata hedhës, 3 kallashnikovë, 2 pushkë, 4 granata, dhe 7 mijë fishekë.
 
Mësohet se armët u gjetën të fshehura në dyshemenë e një banese të vjetër, në lagjen Depo e Ujit në fshatin Lazarat.
 
Pikërisht në këtë zonë ishte i përqendruar edhe sulmi me armë ndaj policisë ditët e para të operacionit anti-kanabis ne Lazarat.
 
Arsenali i armeve u zbulua si rezultat i rikontrollit të territorit në këtë Komunë, nga Strukturat e Drejtorisë se Policisë së Qarkut Gjirokastër, Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe nga FNSH.
 
Armët do dërgohen ne Laboratorin kriminalistik në Tiranë për veprime të mëtejshme.

lazarat
lazarat