Lazarat, nis seanca për 3 të arrestuarit, nesër masa për vëllezërit Aliko

44
Ka nisur seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë për tre të arrestuarit për ngjarjen e Lazaratit sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda. 
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Klodian Selimit, i cili dyshohet se është pjesë e grupit të zjarrit të cilët qëlluan ndaj policisë në Lazarat disa ditë më parë. Tashmë ka nisur seanca ndaj Dervish Gabës.
Seanca ndaj tyre u zhvillua me dyer të mbyllura pas kërkesës së Prokurorisë. Nga të shtënat në Lazarat humbi jetën efektivi Ibrahim Basha, dhe u plagosën dy të tjerë. Ndërkaq, seanca ndaj vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko pritet të zhvillohet ditën e nesërme.