Lazarat, Berisha: Akt kriminal i shëmtuar, të ndëshkohen me forcën e ligjit autorët

543
Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë e ndodhur sot në Lazarat, ku si pasojë mbeti i vdekur një efektiv policie dhe u plagosën dy të tjerë. Në postimin e tij, Berisha dënon ashpër këtë krim të shëmtuar, ndërsa ka kërkuar zbatimin e ligjit nga organet përkatëse.
“Te dashur miq, një ngjarje e rende, ne te cilën ka humbur jetën një efektiv i Policisë dhe janë plagosur dy police te tjerë, ka ndodhur ne Lazarat. 
Duke dënuar ashpër këtë krim te shëmtuar, shpreh ngushëllimet me te thella familjes te efektivit te Policisë, te ndjerit Ibrahim Basha dhe ju uroj shërim te shpejt e te plote dy punonjësve te plagosur te Policisë. Me këtë rast u bej thirrje organeve te zbatimit te ligjit te identifikojnë, vendosin e ndëshkojnë me forcën e ligjit autoret e këtij krimi te shëmtuar”, shkruan Berisha.
Sigal