Sigal

Sot në demokraci  minatorët janë shtresa me shumë premtime nga çdo qeveri që ka ardhur e ka shkuar. Dhe në  realiteti asgjë sështë bërë po vetëm i kanë gënjyer me premtime duke ju marë votat si në rastin e  viti 2015, ku një sindikatë e vitit 1991 minatorësh që formuan parti vuri disa kandidatë për deputetët me preteksin se do bëjmë statusin. Po u bë që kryetari mori një post të rëndësishëm tek ministria e Punës do bëjmë statusin që jo vetëm nuk u bë po nuk e pamë të dali ky lider i madh që na dilte në televizone si shpëtimtar i minatorëve. Sot dakortësia e dy sindikatave ka rënë dakort si B S P SH ..Konfederata e Sindikatave statusi është në dorë të Qeverisë po një fakt është se minatorët vazhdimisht kanë protestuar e kërkuar për këtë pension qesharak që kanë. Nuk ka shumë kohë që përfaqësues të ministrisë thonin se  nuk binin dakort, po tani që janë dakort përse s’bëhet? Po i dashur minator, është e drejtë të kërkoni se ju keni sakrifikuarë për këtë vend. Po përmend vetëm hidrocentralet që janë ndërtuar nga kontributi i minatorëve që me Bakrin, cromin, qymyrin, bliheshin paisjet e sot kjo qeveri mbledhë lekët që shet energji. Kurse minatorët marin një pension qesharak që nuk mund të jetohet se vetëm ilaçet që marin ju zë 30% të pensionit. Të dashur deputetë ju që bëni ligje e ju Z.Kryeministër që ne duam të shkojmë në Europë a mund të jetohet me këto të ardhura? Sa për kujtim Kryeministri i’u ka premtuar minatorëve në 2013-tën. statusin në Gurin e kuq Pogradec ,e sot nuk ve dorë për ta aprovuar.

Ne kemi punuar e jemi të vuajtur po  një pjese e madhe vuajnë nga sëmundejet profesionale, një pjesë janë larguar e po largohen para kohe nga jeta. Po të mos mbajmë më Vilat e komunizmit Pogradec, Vlorë e Durrës ku me rroga të majëme ruajnë këto objekte që prej 27 vjetësh. Të kujtoj se fryreja e Administratës si në spitale apo ujësjellësa apo elektriku duke ju gjetur punë miqëve e shokëve simpatizantë,  vetëm me pensionet që ju paguani njerëz janë qindra që marin rogën. Kur ju Parlamentarë qeveritarë keni nxjerrë ligjin që të meren në Banka mbasi shteti jonë paguan pa përmendur korrupsion.  Jam shumë i bindur që gjenden mundësitë që kosto të përballohet pra dhënia e statusit është obligimi juaj. Z.deputet e qeveritarë ne minatorët sot nuk kemi ç’humbasim po bashkimi jonë për këtë kauzë të drejtë është i domsdoshëm. Me ritjen e pensioneve 2,8 nuk është gjë vetëm gënjeshtër për ne minatorët. Ne na  duhet statusi e jo përqindjet e ngritura nga qeveria. Ne u gëzuam që demokracia do na sjelli  ngritje të ekonomisë sikundër e kanë dhe minatorët e europës ku ne duamë të bëhemi pjesë më shumë se kurrë o qeveritarë e deputetë.  Ne minatorët kërkojmë jo lëmosh, por djersën që na takon se i kemi dhënë këtij vendi, ndërkohë që  ju kujtojmë një deputet me 10 muaj në parlament mer pension suplementar. Koha po kalon po kauza jonë e drejt e statusit është imediate .STATUSI na bën të vetëdijshëm që shtatori do jetë kërkesa jonë e fundit me ndihmë të konfederatës ku mendojmë se do ndihmojë PO dhe B S P SH që kanë rënë dakort që STATUSI të Realizohet ………

*Miniera Qymyr GURI ALARUP