Largohet nga detyra Drejtorja e Përgjithshme e Drejtorisë së Borxhit Publik

779
Largohet nga detyra Drejtorja e Përgjithshme e Drejtorisë së Borxhit Publik në ministrinë e Financave, Adela Xhemali.
Ministria e Financave të enjten e 18 shkurtit, përmes një komunikate për shtyp, sqaron se Xhemali ka kërkuar pezullimin për arsye familjare.
“Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Borxhit Publik, në mbështetje të ligjit nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil”, ka paraqitur kërkesën për pezullim për arsye familjare”.
Largimi i Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Borxhit Publik vjen pak ditë pas shkarkimit të ministrit Shkëlqim Cani nga drejtimi i financave publike dhe zëvendësimin e tij me ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj
Sigal