Largohen nga Qafë Molla 116 ton kimikate, asgjësimi do të bëhet jashtë shtetit

538
ELBASAN – 116 ton lëndë kimikate të rrezikshme, të grumbulluara nga të gjitha bazat ushtarake të Shqipërisë, do të largohen nesër nga Shqipëria për t’u asgjësuar në Greqi, Suedi dhe Portugali.
Asgjësimi i tyre vjen në kuadër të projektit të OSBE-së me ministrinë e mbrojtjes, të cilët përgjatë 2013 iniciuan dhe fazën e parë të grumbullimit të sigurt të këtyre mbetjeve në bazën ushtarake të Qafë Mollës në Dajt.
Në sasinë e mbetjeve të rrezikshme të ushtrisë shqiptare me ndihmën e OSBE-s janë asgjësuar që nga 2008, 60 ton melgane i njohur si përbërës toksik i karburantit të raketave si dhe 120 ton diclorectan.
Sigal