Largimi i Prengës, ja kush do e marrë mandatin e tij në Lezhë. Emri

39
Dorëheqja e Armando Prengës, detyron Komisionin Qendror të marrë vendimin për plotësimin e vakancës së krijuar.

Kodi Zgjedhor përcakton se mandati i ndërprerë i deputetit i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, në këtë rast të Partisë Socialiste.

Sipas listës së kandidatëve për deputetë, mandati i Prengës i kalon kandidatit Kastriot Piroli. Por para marrjes së mandatit, kandidati vijues duhet të dorëzojë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit, bazuar në ligjin për dekriminalizimin.

Nëse pas verifikimeve, nuk rezulton asnjë fakt që preket nga ligji, atëherë Piroli merr mandatin për deputetit. Nëse piroli preket nga ligji i dekriminalizimit, atëherë mandati i kalon Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në listë për të marrë mandatin nga LSI-ja është Erisi Zaimi. Edhe pse para saj janë disa kandidatë, Zaimi do e marrë mandatin pasi LSI nuk ka plotësuar kuotën gjinore.

QARKU LEZHE
1. MONIKA RAMAZAN KRYEMADHI
2. PETRIT PRENG GJONI
3. GJOK LEK BUNA
4. BIB MARK GJOMARKAJ
5. EDMOND NIKOLL PIROLI
6. ERISI KUJTIM ZAIMI
7. PRENDA ZEF SEJDIA